Sherbimi i neurologjise perbehet nga
> Shefi i sherbimit – Dhurata Uruci
> Kryeinfermjer – Vide Gjoni
Shërbimi i Neurologjisë në Spitalin Rajonal Shkodër ofron diagnostikim, trajtim dhe monitorim të sëmundjeve të sistemit nervor qendror dhe periferik. Ky shërbim përfshin menaxhimin e një game të gjerë patologjish, duke përfshirë sëmundjet cerebrovaskulare si goditjet në tru (stroke), epilepsinë, sëmundjet neurodegjenerative, sëmundjet inflamatore dhe infektive të sistemit nervor, si dhe neuropatitë. Një nga trajtimet më të rëndësishme që ofrohet është tromboliza intravenoze, një procedurë emergjente që synon shpërbërjen e mpiksjes së gjakut në enët cerebrale gjatë goditjes ischemike (stroke ischemik), me qëllim rikthimin e qarkullimit dhe minimizimin e dëmtimeve neurologjike. Ky trajtim bëhet brenda një kohe të kufizuar nga momenti i shfaqjes së simptomave dhe kërkon kapacitete të specializuara dhe staf të trajnuar.
