Sherbimi i obtetrikes dhe gjinekologjise

Sherbimi i obstetrikes dhe gjinekologjise perbehet nga

> Shefi i sherbimit – Saimir Selmanaj

* Klinika e Obstetrikes

> Shef klinike – Dritan Barbullushi

> Kryeinfermjer – Vlonitë Ballaj

* Klinika e Gjinekologjise

> Kryeinfermjer – Suzana Dushaj

* Klinika e Neonatologjise

> Shef klinike – Emanuela Vela

> Kryeinfermjer – Vlonitë Ballaj


Shërbimi i Obstetrikë – Gjinekologjisë – Neonatologjisë ofron kujdes të integruar dhe të specializuar për shëndetin e gruas dhe të porsalindurit, nga ndjekja e shtatzënisë dhe asistenca gjatë lindjes, deri te trajtimi pas lindjes dhe kujdesi neonatal. Shërbimi siguron monitorim të vazhdueshëm të shtatzënisë, trajtim të patologjive obstetriko-gjinekologjike dhe asistencë profesionale gjatë lindjeve normale dhe operative. Së fundmi, është vënë në funksion pajisja e histeroskopisë, e cila është përfituar si grant nga Ambasada Japoneze. Kjo pajisje mundëson diagnostikim dhe trajtim minimal-invaziv të sëmundjeve të mitrës si polipet, fibroidet dhe aderencat uterine, duke rritur sigurinë dhe komoditetin e pacientëve, përshpejtuar rikuperimin dhe zvogëluar nevojën për ndërhyrje kirurgjikale tradicionale.
Klinika e Neonatologjisë ofron kujdes të specializuar për të porsalindurit, duke përfshirë edhe ata me nevoja të veçanta shëndetësore, dhe garanton monitorim të vazhdueshëm dhe mbështetje për nënat gjatë periudhës pas lindjes.
Në vijim do të zbatohet edhe bashkëpunimi me Qeverinë Italiane për projektin neonatal “Materna”, që synon forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë së kujdesit neonatal në rajon.