Sherbimi i urgjences perbehet nga
> Shefi i sherbimit – Ardjan Dajti
> Kryeinfermjer – Blerim Juka
Shërbimi i Urgjencës ofron asistencë mjekësore të menjëhershme, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për trajtimin e rasteve akute dhe emergjente. Shërbimi funksionon me kapacitete të plota dhe siguron vlerësim të shpejtë të pacientit, stabilizim klinik dhe trajtim efektiv për të gjitha rastet që kërkojnë ndërhyrje urgjente.
Shërbimi i Urgjencës përballet me një fluks të lartë pacientësh, me rreth 250,000 vizita në vit, çka dëshmon rëndësinë e tij dhe ngarkesën e vazhdueshme në ofrimin e kujdesit shëndetësor urgjent.
Shërbimi ofrohet në dy nivele:
• Urgjenca e Brendshme, e organizuar në ambientet e Spitalit Rajonal Shkodër;
• Urgjenca Territoriale, e ofruar në ambientet e Poliklinikës së Specialiteteve.
